Lajmet

Sulmet kibernetike ndaj Koresë së Jugut, të lidhura me një bandë të njohur

Jun 28 2013
0 Shpërndarje
Sulmet kibernetike ndaj Koresë së Jugut, të lidhura me një bandë të njohur

Sipas analizave të bëra nga Symantec, një bandë e njohur e hakerëve ka kontribuar për sulmet kibernetike në Korenë Jugore gjatë të martës, që koinçidoi me 63 vjetorin e fillimit të Luftës Koreane.

Sulmet gjatë të martës rrëzuan uebfaqe duke përfshirë atë të presidentit koreano – jugor, Guen-hye.

Koreja Veriore shpesh dyshohet për pjesëmarrje në sulme, që kanë koinçiduar me përvjetorë të ngjarjeve të rëndësishme historike, por ky atribut përfundimtar vështirë se mund të vendoset. Symantec shkroi se disa nga sulmet e tipit DDoS me gjasë ishin kryer nga një grup me emrin “DarkSeoul”, që ka kryer fushata destruktive, të profilit të lartë kundër Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të paktën për katër vitet e fundit.

DarkSeoul besohet që është po ashtu prapa sulmeve kibernetike të bëra më 20 mars kundër Koresë Veriore që përdorën Jokra, që është copë softuerike e dizajnuar për të mbishkruar një shënim në master boot të kompjuterit, që është sektori i parë në disk të cilin kompjuteri e kontrollon përpara se të lëshohet sistemi operativ. Sulmet kanë goditur të paktën tre stacione televizive dhe katër banka.

Kësaj here, Symantec shkroi që DarkSeoul ka “mbjellur” uebfaqe me “Castov”, që është version i ngatërruar i një programi legjitim të quajtur SimDisk. Sipas një përshkrimi nga Trend Micro, SimDisk është një aplikacion për shpërndarje të skedarëve dhe vendosje të tyre.

“Ne për momentin nuk kemi hollësi të sakta rreth metodës së rrezikimit, por kjo tregon që përdoruesit po ashtu kanë nevojë të jenë vigjilentë rreth sigurisë së mekanizmit të përditësimit automatik të shitësve të cilëve ata zgjedhin t’iu besojnë,” shkroi Marco Dela Vega, që është hulumtues i kërcënimeve ndaj sigurisë në Tred. (PCWorld Albanian)

koreja e jugut

Tags >

haker
Lajmet e fundit>