Lajmet

Sulmet kibernetike në 2016 ekspozuan 4,2 miliard rekorde përdoruesish

Jan 28 2017
0 Shpërndarje
U deshën 4,149 thyerje të sigurisë në mënyrë që të shpartallohej rekordi i të gjitha kohrave në 2013-tën ku u ekspozuan 1 miliard llogari përdoruesish. Sulmet kibernetike në 2016 ekspozuan 4,2 miliard rekorde përdoruesish Photo Source: Observeit

Përgjatë 2016-ës, 4,149 thyerje sigurie ekspozuan 4.2 miliard llogari. Të dhënat vinë nga Risk Based Security. Hulumtuesit thanë se numri i thyrjeve të sigurisë qëndroi në vend përgjatë periudhës 2015-2016 po vitin e kaluar impakti ishte disaherë më i lartë.

Në 2016 plto 94 incident kanë arritur të ekspozojnë të paktën 1 milion llogari secila ndërsa 37 ekspozuan dhjetëra miliona. Krahasuar me 2015, impakti në këtë aspekt është rritur me 105%.

Sipas RBS, 51% e të prekurve ishin biznese, ndjekur nga qeveritë e vendeve që zinin 11.7% të llogarive të prekura, sektori mjekësor me 9.2% dhe edukativ me 4.7%. Numri i thyrjve të sigurisë për secilin prej sektorëve korrespondon me aktivitetin ekonomik që ata kanë.

Raporti konkludoi se janë ndërmarrë 82,000 sulme kibernetike në 2016, duke prekur 225 organizata çdo ditë në mbarë botën. Megjithatë duke qenë se shumica e tyre nuk raportohen, besohet se numri i sulmeve të jetë afro 250,000. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>