Siguri

Sulmet me video të rrejshme sulmojnë në Mac dhe PC

Mar 24 2010
0 Shpërndarje
Sulmet me video të rrejshme sulmojnë në Mac dhe PC

Kur të dyja bëhen bashkë, si në incidentin e fundit, ku është përfshirë komentatori i sportit Erin Andrews nga ESPN, nuk ka dyshim që virusi do të përhapet.

Faqet të cilat thonë se shfaqin videon dhe kërkojnë nga ju të instaloni video-player, janë mashtruese.

Truku me video-player është i preferuar për ata që bëjnë të holla nga infektimi i PC-ve. Kjo nuk ndalon me Windows – sipas postuesit në një blog nga Graham Cluley nga Sophos (find.pcworld.com/63490), disa faqe sulmuese që kanë lidhje me videon e Andrews do të kontrollojnë nëse një vizitor është duke përdorur Mac ose Windows PC dhe do të krijojnë sulmin e përshtatshëm për atë vizitor. Për shembull, Cluley thotë se infektimi për PC ndodh përmes virusit Mal/EncPk-IF, kurse përdoruesit e Mac marrin një trojan OSX/Jahlav-C.

Pasi sulmet që përdorin video kodeks dhe player janë të shpeshta, është mirë që aplikacionet e tilla, për të cilat dyshoni, t’i dërgoni në VirusTotal.com për një skanim më të saktë nga disa aplikacione antivirus. Skanimi nuk ju garanton që do të kapni çdo pjesë të virusit, por shanset që ta kapë janë më të mëdha sesa ta skanoni vetëm me një antivirus në PC-në tuaj.

McAfee dhe Sunbelt kanë postuar lajmërime rreth numrit në rritje të sulmeve me video të rrejshme. Nëse jeni në qejf për pak ironi, shikoni videon (e cila duhet të jetë e sigurt) në postimin e Sophos dhe shikoni rrezikun e sulmeve të tilla.

Lajmet e fundit>