Lajmet

Sulmet me ransowmare bien, shtohet numri i maluerëve kriptografikë

Jul 2 2018
0 Shpërndarje
Sipas Kaspersky sulmet me ransomware kanë rënë me 44.6% krahasuar me një vit më parë ndërsa maluerët kriptografikë janë rritur me 44.5%. Sulmet me ransowmare bien, shtohet numri i maluerëve kriptografikë

Kriminelët kibernetikë po zhvendosen nga ransomware në drejtim të maluerëve kriptografikë u shpreh një firmë lider në sigurinë kibernetike.

Kaspersky Lab, kompania e shquar Ruse e antiviruseve, tha në një raport të ri se sulmet me ransomware – ku një maluer bllokon aksesin në të dhënat derisa të paguhet një shumë e kërkuar – kanë filluar të bien ndjeshëm ndërsa është vënë re rritje e maluerëve kriptografikë.

Kjo për arsye e gërmimi i monedhave kriptografike është aktivitet më fitimprurës sesa ransomware sipas raportit.

Sipas Kaspersky sulmet me ransomware kanë rënë me 44.6% krahasuar me një vit më parë ndërsa maluerët kriptografikë janë rritur me 44.5%.

Firma e sigurisë parashikon që ky trend të vijojë të rritet sidomos në platformat mobile.

Raporti paraqiste me shqetësim zhvillimet në Kinë dhe Indi ku gjenden 1/3 e telefonëve të mbarë botës. /CryptoWorld.al

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>