Lajmet

Sulmi kibernetik i 2013-ës ka prekur të 3 miliard llogaritë e Yahoo

Oct 3 2017
0 Shpërndarje
Yahoo tha se ka mësuar se kush fshihet pas sulmit të 2013-ës, ndërsa Qeveria Amerikane bën përgjegjëse Rusinë për hakimin e 2014-ës. Sulmi kibernetik i 2013-ës ka prekur të 3 miliard llogaritë e Yahoo

Yahoo, ish pioneri i internetit tashmë në pronësi të Verizon Communications, tha se gjatë sulmit kibernetik të 2013-ës janë prekur 3 miliard llogari dhe jo 1 miliard siç tha vitin e kaluar.

Sulmi i parë kibernetik u zbulua pak muaj pasi Verizon ofroi 4.5 miliard dollar për blerjen e kompanisë. Informacioni i vjedhur thuhet nuk përmbante fjalëkalime në tekst të pastër, të dhëna pagesash apo llogari bankare.

Pas u zbulua sulmi kibernetik i 2013-ës i ndjekur nga ai i 2014-ës, Verizon kërkoi nga Yahoo të reduktonte çmimin me 350 milion dollar. Sulmet ekspozuan të dhënat e përdoruesve dhe cenuan rëndë imazhin e Yahoo por edhe besimin e konsumatorëve.

Yahoo tha se ka mësuar se kush fshihet pas sulmit të 2013-ës, ndërsa Qeveria Amerikane bën përgjegjëse Rusinë për hakimin e 2014-ës.

Sulmi i 2013-ës u zbulua nga eksperti i sigurisë Andrew Komarov i cili kishte hetuar prej kohësh një grup të shquar hakerash në Evropën Lindore të cilët ofronin të dhëna për 1 miliard llogari për 300,000 dollar.

Ai tha se grupi e kishte shitur databazën tre herë. Dy blerësit e parë ishte grupe që shpërndanin spam ndërsa blerësi i tretë besohet se është pjesë e një agjencie të inteligjencës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>