Lajmet

Sulmi kibernetik i së Premtes mund të ketë ardhur nga Koreja e Veriut

May 16 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu eksperti i sigurisë Alan Woodward zbuloi në kodin e WannaCry rajonet +9 UTC të orareve që përkon me vendet aziatike. Sulmi kibernetik i së Premtes mund të ketë ardhur nga Koreja e Veriut Photo Source: EPA

Kush ishte pas sulmit global kibernetik? Një teori thotë se pas tij fshihet Koreja e Veriut.

Me shumë gjasa nuk keni dëgjuar për grupin e hakerave Lazarus, por punën e tij e keni dëgjuar padyshim. Hakimi i Sony Pictures në 2014 dhe Bankës së Bangladeshit janë disa prej veprave më të shquara.

Disa ekspertë sigurie thonë se sulmet më e fundit vinë nga grupi në fjalë. Ishte hulumtuesi i sigurisë së Google Neel Mehta i cili gjeti ngjashmëri mes Wanna Cry, softuerit përdorur në hakim, dhe mjeteve të ngjashme zhvilluar nga Lazarus në të kaluarën.

Gjithashtu eksperti i sigurisë Alan Woodward zbuloi në kodin e WannaCry rajonet +9 UTC të orareve që përkon me vendet aziatike.

Gjetja e fajtorëve në rastin e sulmeve kibernetike është shumë e vështirë dhe zakonisht ekspertët bazohen në konsensusin e përbashkët dhe jo konfirmimin. Koreja e Veriut nuk ka pranuar asnjëherë përfshirjen në sulmin ndaj Sony Pictures.

Mbase hakerat janë përpjekur që sulmi të dukej sikur vinte nga Koreja e Veriut duke përdorur teknika të ngjashme. /PCWorld Albanian

Tags >

WannaCry
Lajmet e fundit>