Blog

Sulmi terrorist në Stockholm merr jetën një punonjësi të Spotify

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Chris Bevington, një punonjës i shërbimit të muzikës prej 5 vitesh, humbi jetën kur një kamion hyri në një turmë njerëzish në Stockholm. Sulmi terrorist në Stockholm merr jetën një punonjësi të Spotify Photo Source: Reuters

Një punonjës i Spotify ishte në mesin e të vrarëve nga sulme terrorist i të Premtes në kryeqytetin Suedez Stockholm.

Chris Bevington, një punonjës i shërbimit të muzikës prej 5 vitesh, humbi jetën kur një kamion hyri në një turmë njerëzish në Stockholm.

Shefi ekzekutiv i Spotify Daniel Ek konfirmoi lajmet për vdekjen e Bevington përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jemi të shokuar për vdekjen e Chris Bevington pjesë e ekipit tonë pranë Spotify,” shpreh Ek. “Impakti i tij ishte i lartë jo vetëm për biznesin por për këdo që kishte privilegjin ta njihte dhe të punonte me të.”

41 vjeçari shërbente si drejtori i partneriteteve globale pranë Spotify. Sipas BBC-së, babai i dy fëmijëve ishte me origjinë nga Britani por që ishte zhvendosur në Stockholm pikërisht ku ndodhen zyrat qëndrore të Spotify. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>