Lajmet

Sulmohen nga hakerët të dhënat e aplikacionit kalendar Sunrise në iPhone

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Sulmohen nga hakerët të dhënat e aplikacionit kalendar Sunrise në iPhone

sunrise 2Përdoruesit e aplikacionit Sunrise morën një e-mail në fundjavë duke treguar efektet e një sulmi kibernetik javën e kaluar në MongoHQ, që është ofruesi i shërbimeve për bazë me të dhëna për ndërmarrjen.

Drejtuesi ekzekutiv i Sunrise, Pierre Valade, i siguroi përdoruesit që të gjitha të dhënat dhe kredencialet e tyre janë të sigurta, me përjashtim të të dhënave në kalendarin iCloud, që kanë pasur mundësi të rrezikohen.

Ai rekomandon që përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre në iCloud nëse ata kanë qenë duke e përdorur veçorinë e fundit për sinkronizim të kalendarit iCloud me Sunrise.

Më herët këtë javë, aplikacioni për media sociale Buffer ishte goditur nga i njëjti sulm, pasi edhe ai përdor MongoHQ.

Hakerët postuan cicërima spam dhe postime nga llogaritë e konsumatorëve, pasi Buffer ruante tokenët për qasje në Twitter dhe Facebook në bazën e vet të pa enkriptuar të të dhënave.

Sulmi është një përkujtues për rreziqet që mund të kanosen me përdorimin e aplikacioneve në cloud si Sunrise ose Mailbox për të sinkronizuar të dhënat tuaja më të ndjeshme.

Aplikacionet sikur Fantastical ose iOS Mail, në anën tjetër, komunikojnë drejtpërdrejt me Apple dhe Google pa ndonjë ndërmjetësues për të marrë ose ruajtur të dhëna. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>