Lajmet

Sulmohen serverët e Washington Post, dyshohet që janë hakerët kinezë

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Sulmohen serverët e Washington Post, dyshohet që janë hakerët kinezë

washintonpostServerët e Washington Post së fundi janë sulmuar nga një grup me origjinë të panjohur që fituan qasje tek emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, tha gazeta gjatë të mërkurës.

Niveli i humbjeve të të dhënave nga ndërmarrja nuk ishte e qartë menjëherë, ndonëse zyrtarët janë duke planifikuar që të pyesin të gjithë punëtorët që të ndryshojnë emrat e tyre të përdoruesve dhe fjalëkalimet, tha gazeta në një raport

. Post tha që fjalëkalimet ishin të enkriptuara. Sidoqoftë, hakerët në disa raste kanë qenë në gjendje që të dekodojnë fjalëkalimet e enkriptuara.

Post nuk ka parë ndonjë dëshmi që hakerët i janë qasur informacioneve rreth abonentëve të vet, si kartat e kreditit ose adresat shtëpiake, si dhe nuk kishte shenja të menjëhershme që ata i janë qasur sistemit të publikimit të Post ose e-mail-eve, e as informacioneve personale të ndjeshme të punonjësve të saj, si numrat e Sigurisë Sociale.

Zyrtarët e Post mësuan për këtë gjatë të mërkurës nga Mandiant, që është një kontraktues i sigurisë kibernetike që vëzhgon rrjetet e gazetës. Sulmi ka ndodhur për një periudhë të shkurtër, mbase për disa ditë dhe hetimi është duke vazhduar, thuhet në ngjarjen që tregohet nga gazeta. Kjo shënon të paktën sulmin e tretë për gazetën gjatë tri viteve të fundit.

Post dyshon që hakerët kinezë mund të jenë prapa thyerjes së fjalëkalimeve. Dëshmia nga një thyerje në vitin 2011 e rrjetit të gazetës tregoi përfshirjen e hakerëve kinezë. Më herët këtë vit, sulmet në Wall Street Journal dhe New York Times po ashtu ngritën dyshimet për hakim nga Kina. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>