Lajmet

Sulmohen të dhënat e abonentëve koreano jugor

Jul 29 2012
0 Shpërndarje
Sulmohen të dhënat e abonentëve koreano jugor

Ndërmarrja Korea Telecom, që është ofruesi numër 2 i shërbimeve Wireless në Korenë e Jugut, ditën e diel u kërkoi falje publike abonentëve të vet  pasi që të dhënat e tyre personale  ishin hakuar.

Kjo paraqet elementin e fundit në një varg të rasteve të hakimit të informatave personale në njërin nga shtetet ku përdoret teknologjia për të dërguar dhe marrë informacione.

Policia tha që dy programerë kompjuterik ishin arrestuar për shkak se kishin hakuar të dhënat personale të rreth 8.7 milionë abonentëve të KT-së. KT është një shtëpi e abonimit për shërbime mobile e 16 milionë abonentëve.

Policia poashtu ishte duke hetuar shtatë të tjerë të cilët kishin blerë dhe përdorur të dhënat e hakuara të KT-së, që përfshinin emra, numra të regjistrimit të banorëve dhe numra telefoni.

“Ne thellësisht ju kërkojmë falje për këtë sulm dhe shqetësimin që u kemi shkaktuar,” tha KT në një deklaratë. Ndërmarrja tha që kishte bllokuar qasjen e mëtutjeshme të jashtëligjshme në të dhëna. Hakimi kishte filluar në shkurt.

Në muajin nëntor, më tepër se 13 milionë abonentë të ndërmarrje Nexon Korea, që është një kryesuese për zhvillim të lojërave, ra viktimë e një sulmi të hakimit.

Disa muaj para rastit të Nexon Korea, informacioni i 35 milionë përdoruesve të një portali në internet dhe faqes blog e operuar nga SK Comms, që është top ofruesi i shërbimeve mobile në vend, ishte sulmuar nga hakerët kinez. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>