Lajmet

Sulmohen uebfaqet e ministrive në Shqipëri

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Sulmohen uebfaqet e ministrive në Shqipëri

91436_1Faqet kryesore zyrtare online të ministrive në Shqipëri janë hakuar nga një grup i quajtur “Redanons_Al Justice”, duke i bërë të pa dispunueshme uebfaqet zyrtare të tyre për pak kohë.

Të sulmuara nga ky grup ishin faqet e ministrisë së jashtme, integrimit, kulturës, financave, drejtësisë, zhvillimit urban, ministrisë së ekonomisë, shëndetësisë, inovacionit, energjetikës dhe ministrisë për çështjet vendore. Edhe në këto momente disa nga uebfaqet e ministrive janë të pa disponueshme për tu aksesuar. 

Kur klikoje adresat zyrtare të ministrive, në vend të tyre ishte publikuar një version i gjatë dhe një peticion prej 13 pikash nga grupi “Redanons_Al Justice”.  Ndërkohë uebfaqja e Këshillimit të Ministrave dhe faqet e dy ministrive, ajo e bujqësisë dhe e mbrojtjes, nuk ishin në shënjestër të këtij grupi hakues.

Hakuesit kane ngritur një seri problemesh duke nisur që nga reforma në arsimin e lartë e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimin e vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj. 

Gjithashtu nuk mungonin dhe mesazhet politike si ato për drejtësinë e cila konsiderohej totalisht jashtë kontrollit. Redanons_Al Justice” kërkonin dhe uljen me 50% të pagës së gjithë deputetëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>