Siguri

Sulmohet Apache

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Sulmohet Apache

Sipas grupit në fjalë, pothuajse gjysma e ueb serverëve anembanë botës përdorin Apache.

Hakerët komprometuan çelësin SSH në një prej serverëve, që ka qenë host për ueb faqen ApacheCon, duke hapur kështu një derë për depërtim të trojanëve. Ueb faqja ishte offline për disa orë rresht, para se trafiku të ridrejtohej në serverët Evropian në vend të atyre Amerikan.

Sulmi duket të ketë buruar nga një llogari që është përdorur për të bërë ‘back up’ automatik të serverëve të Appache në një njësi hostingu të jashtme, megjithëse grupi nuk ka asnjë fije ideje se kush është përgjegjës për sulm. Në një deklaratë, Apache tha se nuk ka ide nëse ndonjë pjesë e kodit në ueb ishte modifikuar apo jo.

“Atë që dimë më së miri në këtë kohë është se, asnjë përdorues përfundimtar nuk është prekur nga ky incident, dhe sulmuesit nuk ishin në gjendje të zgjerojnë privilegjet e tyre në asnjë makinë tjetër” shtuan ata. “Gjersa ne nuk kemi asnjë dëshmi se shkarkimet janë ndikuar, përdoruesit gjithmonë këshillohen të shikojnë sinjalet digjitale që ofrohen”.

Lajmet e fundit>