Lajmet

Sulmohet Evernote, kompania bën thirrje për të ndërruar fjalëkalimet

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Sulmohet Evernote, kompania bën thirrje për të ndërruar fjalëkalimet

Tani siç duket i erdhi radha e sulmeve të hakerëve edhe ndërmarrjes Evernote, që është aplikacioni i bazuar në ueb për marrje të shënimeve, që përdoret nga mëse 50 milionë njerëz.

Ndërmarrja në një lajm tregon që disa të dhëna të përdoruesve janë qasur dhe ndërmarrja kërkon nga përdoruesit e vet që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.

Siç duket, asnjë informacion financiar nuk është vjedhur dhe asnjë përmbajtje e përdoruesve nuk ishte prekur: “Në hetimin tonë të sigurisë, ne nuk kemi gjetur dëshmi që ndonjë nga përmbajtjet që ju i ruani në Evernote ishte qasur, ndryshuar ose humbur,” tha ndërmarrja në deklaratën, që ishte dërguar me e-mail tek përdoruesit dhe ishte postuar online. “Ne gjithashtu nuk kemi dëshmi që ndonjë informacion për pagesë për konsumatorët Evernote Premium ose Evernote Business ishte qasur.”

Ajo që ishte prekur, tha ndërmarrja, ishin emrat e përdoruesve, adresat e e-mailit të lidhura me llogaritë e Evernote dhe fjalëkalimet e enkriptuara.

Ndërmarrja theksoi në një lajm që “fjalëkalimet e ruajtura nga Evernote ruhen nga një enkriptim një-rrugor. (Me terma teknik, ata janë të koduar dhe të kripur.)”

Lajmi vazhdon për t’iu treguar përdoruesve përgjatë procesit të ndryshimit të fjalëkalimit dhe për të dhënë opsione për të krijuar një fjalëkalim efikas. (PCWorld Albanian)

evernote1

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>