Lajmet

Sulmohet llogaria e Donald Trump në Twitter

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Sulmohet llogaria e Donald Trump në Twitter

Donald TrumpPak ditë më parë lajmëruam që llogaria e Burger King në Twitter ishte sulmuar. Kësaj radhe llogaria e biznesmenit të famshëm, DonaldTrump, është sulmuar.

Nga llogaria e sulmuar e DonaldTrumpit ka cicëruar një varg nga LilWayne. Kjo cicërimë ishte ricicëruar, që paraqet veprimin e postimit të sërishëm të një cicërime nga një përdorues, 1,000 herë deri pak minuta para se të bëhej fshirja e saj.

Për t’iu bërë me dije ndjekësve të kësaj llogarie në rrjetin Twitter, nga llogaria e Trumpit, 15 minuta pasi ishte fshirë kjo cicërimë, ishte postuar shpjegimi që tregonte se llogaria ishte hakuar dhe se po bëheshin përpjekje për të gjetur fajtorët.

Këto llogari mund të mos jenë të vetme që mund të jenë objekt i sulmeve. Me pak fjalë, edhe llogaria juaj mund të jetë caku i ardhshëm i sulmuesve, pandaj sigurohuni që të krijoni një fjalëkalim të fuqishëm që vështirë të gjendet.

Për të ju ndihmuar rreth kësaj, ju këshillojmë që ta lexoni këtë artikull. (PC WorldAlbanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>