Siguri

Sulmohet llogaria e PayPal për Mbretërinë e Bashkuar në Twitter

Jul 6 2011
0 Shpërndarje
Sulmohet llogaria e PayPal  për Mbretërinë e Bashkuar në Twitter

Cicërimet, të postuara gjatë të martës, kritikuan subvencionimin e eBay për sigurinë e vet të dobët dhe ofruan lidhje në uebfaqen kundër PayPal,  PayPal Sucks, që ofron forume për të postuar mendime se si zgjidhen grindjet.

Sipas lajmeve nga IDG, disa nga cicërimet akuzuan PayPal-in për ndërprerje të një llogarie pa ndonjë arsye.

Sipas raportit, PayPal pranoi që një nga llogaritë e veta në Twitter për Mbretërinë e Bashkuar ishte rrëmbyer, por tha që llogaria vepron ndaras nga faqja e PayPal në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ka prekje të të dhënave të përdoruesve.

Sulmi i kësaj llogarie në Twitter vjen pas sulmeve të bëra ndaj llogarisë në Twitter të Fox News në Shtetet e Bashkuara, që u shoqërua me thënie se kryetari Obama ishte qëlluar.

Twitter nuk ka bërë ndonjë përgjigjie zyrtare për sulmet e dy profileve, por ekspertët thonë që këto ndodhi mund të rrisin dyshimet për sigurinë e rrjetit Twitter, si një përfaqësim i komunikimit publik.

Organizatat e profilit të lartë si Fox News kanë një prani të madhe online dhe një fame vitale, thotë Paul Vlissidis, i cili është drejtor teknik në NGS Secure, një ndërmarrje e Grupit NCC./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>