Lajmet

Sulmohet llogaria në Twitter e Burger King

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Sulmohet llogaria në Twitter e Burger King

Ndonëse tani është ndërprerë, pamjet për gjendjen para këtij pezullimi mund të shihen në web cache.

Bëhet fjalë për një sulm që i ndodhi së fundi llogarisë në Twitter, zinxhirit të prodhuesit të ushqimit të shpejt, Burger King, emri i të cilës i ishte ndryshuar të hënën në “McDonalds” dhe logoja familjare e Golden Arches ishte shtuar në faqe.

Përveç këtyre, ishte shtuar edhe një porosi që llogaria i ishte shitur McDonalds-it sepse, siç thuhej, Burger King, kishte dështuar.

Përpara se të bëhej ndërprerja e kësaj llogarie, nga llogaria e Burger King, sulmuesit kishin shfrytëzuar mundësinë për të postuar disa epitete racore.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi i famshëm për sulme, Anonymous, të cilën gjë e ka thënë përmes një cicërimi, ku përveç të tjerash përmendet edhe një operacion i ri i quajtur #OpMadCow.

Ky grup përveç që ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe përveç një sulmimi ironik duke e quajtur llogarinë e vet në Twitter si më të suksesshme pasi ka më tepër ndjekës se sa llogaria e Burger King, nuk ka treguar ndonjë arsye të caktuar se përse është bërë ky sulm. (PC World Albanian)

BurgerKing Twitter

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>