Sulmohet llogaria në Twitter e uebfaqes The Onion nga Ushtria Elektronike Siriane

May 7 2013
0 Shpërndarje
Sulmohet llogaria në Twitter e uebfaqes The Onion nga Ushtria Elektronike Siriane

Llogaritë në mediat shoqërore për faqen me lajme satirike The Onine u sulmuan gjatë ditës së hënë nga grupi i hakerëve Ushtria Elektronike Siriane (SEA).

Grupi postoi se “Ushtria Elektronike Siriane Ishte Këtu” në llogaritë në Facebook të The Onion dhe Onion Sports, ndërsa u bënë disa cicërima që përmendnin SEA-n ose politikat në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, llogaria zyrtare e SEA-s në Twitter paraqiti një cicërimë me pamjen e një llogarie Hootsuite që kontrollonte llogaritë në rrjetet shoqërore të The Onion dhe duke thënë që kishte kontrollin mbi to.

Ky sulm është i dyti i profilit të lartë në Twitter që është bërë nga SEA në dy javët e kaluara. Në fund të muajit prill, SEA ishte përgjegjëse për sulmimin e llogarisë së Associated Press në Twitter, që bëri dërgimin e porosive duke thënë që shpërthimet në Shtëpinë e Bardhë kishin lënduar presidentin amerikan, Barack Obama.

Twitter reagoi ndaj sulmit duke përgatitur një proces për vërtetim prej dy faktorësh për përdoruesit, që do të vështirësonte për hakerët marrjen e llogarive individuale, raportoi Wired. (PCWorld Albanian)

sulmohet twitter

Lajmet e fundit>