Lajmet

Sulmohet selia e Microsoft në Athinë

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Sulmohet selia e Microsoft në Athinë

Athina dje përjetoi agimin e ditës më herët sesa ditëve të zakonshme. Përafërsisht rreth orës 4:45 sipas kohës lokale, disa zjarrvënës përplasën një furgon të ngarkuar me bidonë gazi para selisë së ndërmarrjes Microsoft në kryeqytetin grek, duke e vënë atë në flakë.

Sipas raportit të Reuters, edhe gardat e sigurimit kanë qenë në shënjestër të këtij sulmi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar gjatë këtij sulmi.

Video incizimet dhe fotografitë tregojnë që selia e ndërmarrjes Microsoft është dëmtuar rëndë. “Stafit i është kërkuar që të mos vijnë në punë sot, e mbase edhe nesër,” tha gjatë ditës së sotme për Sky TV, Lia Komninou, zëdhënëse e ndërmarrjes Microsoft.

Autoritetet e rendit janë duke i vazhduar hetimet rreth këtij incidenti, por deri më tani nuk kanë arritur të identifikojntë të dyshuarit.

Videon e këtij incidenti mund ta shihni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>