Lajmet

Sulmohet uebfaqja e partisë së Tadiqit

Feb 17 2012
0 Shpërndarje
Sulmohet uebfaqja e partisë së Tadiqit

Me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, disa hakerë shqiptarë kanë arritur që të shpartallojnë disa uebfaqe serbe, të cilat janë me përmbajtje të fushave të ndryshme. Po të vizitohen këto uebfaqe, mund të shihet teksti i shkruar në anglisht:

#UCK 

“Ju jeni pushtuar nga shqiptarët.”

#Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa ju të thoni Kosova është Republikë dhe Kosova është Shqipëri, për ndryshe ju do të keni probleme.

Urime Pavarësia e Kosovës.

Nën të shihet një emblemë e Republikës së Kosovës dhe po të shkohet poshtë do të shihet fotoja e atdhetarit të shquar të Rilindjes Kombëtare, Hasan Prishtina dhe thënia e tij:

Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe bashkohet kombi im.” si dhe nën të ndodhet thënia e Muhamet Saitit:

“Jam në gjendje të flijohem për bashkim kombëtar dhe jam shumë i vetëdijshëm për këtë që them. Për bashkim kombëtar dua të flijohem.”

Në sfond qëndron flamuri kombëtar shqiptar dhe në fund të faqes ndodhen nofkat e hakerëve të cilët e marrin përgjegjësinë për sulmin. Për t’i parë të gjitha faqet e sulmuara klikoni këtu./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>