Siguri

Sulmohet uebfaqja e qeverisë suedeze

Feb 5 2012
0 Shpërndarje
Sulmohet uebfaqja e qeverisë suedeze

CyberForce e përdori rrjetin Twitter për të marrë përgjegjësinë për sulmin gjatë ditës së shtunë të kësaj uebfaqeje, të cilën e përdorin të gjitha departamentet e qeverisë suedeze.

Zëdhënësi i qeverisë, Jacob Lagercranser, pranoi që uebfaqja kishte përjetuar disa probleme, por nuk pranoi të japë hollësi të mëtutjeshme, duke thënë që qeveria kurrë nuk komenton për çështjet e sigurisë.

CyberForce e përshkruan veten si pjesë e grupit kolektiv të hakerëve, të njohur me emrin Anonymous, që kishte tërhequr vëmendje duke e bërë një hakim mbi thirrjen e një konference private  të bërë nga FBI dhe Scotland Yard, pastaj duke e publikuar incizimin e kësaj thirrjeje në internet gjatë ditës së premte./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>