Siguri

Sulmohet me armë zjarri një pikë e shitjes së PTK-së

Dec 18 2009
0 Shpërndarje
Sulmohet me armë zjarri një pikë e shitjes së PTK-së

Tentim plaçkitja ka ndodhur të enjtën mbrëma rreth orës 19:30 nga persona të panjohur, të cilët të armatosur kanë hyrë në lokalet e PTK-së dhe kanë sulmuar fizikisht punëtorin e PTK-së, i cili me këtë rast ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe është shtruar në spital.

Me këtë rast janë shkaktuar dëme materiale në objektin e pikës shitëse të PTK-së.
 
Policia dhe ndihma e parë menjëherë kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.

Kjo nuk është hera e parë, që pikat e shitjes së PTK-së po sulmohen dhe plaçkiten. Hera e fundit ishte plaçkitja me armë zjarri e pikës shitëse në lagjen Arbëria në Prishtinë.

PTK kërkon nga organet kompetente që të ndihmojnë në ruajtjen e pasurisë dhe kapjen e personave përgjegjës.

Lajmet e fundit>