Siguri

Sulmohet ueb faqja e EULEX-it në Kosovë

Aug 29 2009
0 Shpërndarje
Sulmohet ueb faqja e EULEX-it në Kosovë

Hakerët kosovarë nga Kosova Hackers Group kanë sulmuar ueb faqen e EULEX-it në Kosovë www.eulex-kosovo.eu, me porosin se ky mision nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje kundër vullnetit të popullit.

Në ueb faqe është vendosur ky mesazh: ““Ju nuk mund t’ia shisni vendin tonë prapë Serbisë, ne kemi luftuar me gjak… Ne të rinjtë e Kosovës jemi të lodhur nga gënjeshtrat se EULEX-i është prapa popullit dhe nënshkruan marrëveshje për të shkatërruar të ardhmen e Kosovës… Ne që jemi e ardhmja, kurrë nuk do ta lejojmë këtë. Asnjë nuk është më i fortë se njerëzit në vendin e tyre. Mbane mend EULEX, se ju jeni të ftuar këtu për të na ndihmuar dhe jo të vendosni për neve… Siç kemi thënë Mirësevini, ne mund të themi edhe Mirupafshim…”.

Ky sulm ka ndodhur në kohën kur misioni EULEX ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi me Beogradin, në fushën e sigurisë.

Ueb faqja prej momentit të sulmit nuk ka funksionuar fare gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme, ndërsa gjatë ditës së sotme ky ueb është vënë në funksion por vetëm faqja e ballinës është duke funksionuar normalisht ndërsa nëse kërkoni nëpër kategoritë tjera ju do të ktheheni përsëri në ballinë, që do të thotë se ueb faqja nuk është kthyer ende tërësisht në funksion.

Lajmet e fundit>