Siguri

Sulmuesit e internetit shfrytëzojnë si shkas WikiLeaks-in

Dec 10 2010
0 Shpërndarje
Sulmuesit e internetit shfrytëzojnë si shkas WikiLeaks-in

Por sipas një artikulli të botuar në New York Times del se sulmet e koordinuara në ueb faqet e korporatave dhe qeverive më të mëdha në mbrojtje të WIkiLeaks, që filluan të mërkurën dhe vazhduan edhe të enjten, sugjerojnë se një grup i quajtur Anonymous mund të ketë synime shumë më serioze: në këtë rast, definicionin e Lirisë së Internetit.

Gjersa sulmet në gjigant si MasterCard, Visa dhe PayPal nuk ishin aq të sofistikuara, ato paraqisnin një hap drejt betejës së madhe të grupit kundër asaj që shikohet si rritje e kontrollit të internetit nga korporatat dhe qeveritë. Gjatë kësaj jave ata gjetën një shkas dhe një ikonë: Julian Assange, ish haberin që themeloi WikiLeaks dhe që tani është në Londër në burg nën kërkesën e autoriteteve Suedeze që po e hetojnë atë nën akuzën për përdhunm.

Të enjten policia e Holandës mori veprimin e parë zyrtarë kundër fushatës, duke burgosur një 16 vjeçar që po jetonte në shtëpinë e prindërve të tij në qytetin e Hagës, për të cilin konfirmuan se po merrte pjesë në sulmet kundër MasterCard dhe Visa. Natyra e saktë e përfshirjes së tij ishte e paqartë, por në hetimet e së kaluarës, autoritetet kanë arrestuar nganjëherë ata që nuk janë aq të sofistikuar sa që të fshehin trikat e tyre në internet.

Mohohen inkurajimet për sulme në emër të WIkiLeaks

Avokatja e Assange, ka refuzuar fuqishëm se është inkurajuar çfarëdo lloj sulmi në emër të WIkiLeaks. “Kjo është absolutisht false” tha Jennifer Robisnon, për Australian Broadcasting Corporation. “Ai nuk ka dhënë instruksione të këtilla, dhe në fakt ai e sheh këtë si tentim për të ndërlidhur organizatat e hakerëve me WikiLeaks, që nuk është një organizatë për haking. Ajo është një organizatë për lajme dhe një publiciste”.

Megjithëse Anonymous mbetet e fshehtë dhe pa liderë publik, ajo ka zhvilluar taktika të koordinimit që të bëjnë paraqitjen e sulmeve më të fuqishme, duke iu lejuar analistëve të besojnë se një grup i vogël shtynë qindra e mijëra aktivist që të bombardojnë ueb faqe me trafik, duke i bërë ata përkohësisht të pakapshëm. Ekspertët thonë se grupi duket të ketë përdorur softuer më të sofistikuar kësaj radhe, duke iu mundësuar përkrahësve vizita të vazhdueshme të faqes në kohë specifike kur është dhënë komanda.

Sulmet deri më tani kanë pasur efekt të limituar, vetëm fikjen e faqes së MasterCard, por ekspertët dhe njerëzit që kanë përcjellë lëvizjen thonë kjo paraqet një hap para për cyber-anarkistët kundër korporatave dhe qeverive me fuqi mbi ushtrinë, dhe mbi kritikat në përmbajtjen që po shfaqet në ueb. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>