Analiza

Sundimi i pajisjeve celulare

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Sundimi i pajisjeve celulare

Pajisjet celulare çdo ditë e më shumë po sjellen nëpër kompani e ndërmarrje me dhjetra sosh, e ndoshta edhe me qindra. Kurse ju mund t’ shmangeni përkohësisht këtij fenomeni, por nuk do të jeni në gjendje të fshiheni përgjithmonë nga pushtimi i smartfonëve dhe tabletëve të punojësve tuaj. Sot, pothuajse të gjithë posedojnë iPhone, iPad apo edhe smartfonë Android si dhe tabletë, dhe i përdorin këto pajisje si për kënaqësi ashtu dhe për biznes. Derisa këto pajisje mund të përmirësojnë kënaqësinë dhe produktivitetin e punonjësve dhe të ulin shpenzimet e kompanisë në celularë, ato gjithashtu sjellin edhe sfida të mëdha për departamentet e TI-së.

Sjellja e pajisjeve personale nga ana e punëtorëve po krijon më shumë punë dhe sfida për punonjësit edhe ashtu të mbingarkuar të TI-së. Nëse nuk menaxhohen mirë, këto pajisje konsumi mund të komprometojnë sigurinë e rrjetit. Përveç kësaj, ato kërkojnë ekspertë të shumtë në mënyrë që të ofrohet përkrahje dhe menaxhim ndaj një mori defektesh që mund të kenë.

Fundi i vitit 2010, ishte moment kur shitjet e smartfonëve tejlakuar ato të kompjuterëve. Dhe sipas analistëve nga Business Intelligence, ky trend do të vazhdoj të rritet. Sipas parashikimeve të tyre, shitjet e smartfonëve dhe tabletëve po katërfishohen, dhe deri në vitin 2016 do të shiten rreth 2.5 miliardë sosh. Gjithashtu, edhe shitjet e kompjuterëve do të shënojnë rritje gjatë së njëjtjes periudhë.

Bazuar në këto parashikime, rezulton se një punonjës do mund të ketë 3 ose 4 pajisje (një kompjuter desktop, një laptop, një smartfon dhe/ose tablet), të cilat ata i përdorin për punë në çdo moment të kohës. Kjo është diçka e rëndësishme për punonjësit, por shitimi i pajisjeve shton numrin e problemeve që mund të shfaqen në kompani dhe që mund të shtojnë nevojën për më shumë përkrahje nga stafi i TI-së.

Qasje reale ndaj BYOD

Gjatë zhvillimit të planit dhe strategjisë për menaxhimin e pushtimit të pajisjeve celulare, duhet të keni parasysh tre qasje potenciale. Të ndaloni pajisjet e jashtme celulare pasi ato janë shumë të vështira për t’u menaxhuar, të lejoni mosmenaxhimin dhe të mos ofroni përkrahje për pajisjet celulare, ose mund të zhvilloni një strategji dhe të merrni pajisjet e duhura për të siguruar dhe menaxhuar si pajisjet që janë në pronësi të kompanisë ashtu edhe ato që zotërohen nga vet punonjësi.

Dy qasjet e para nuk janë konstruktive pasi punonjësit nuk e marrin me mirësi t’ju thuhet që të mos përdorin pajisjet e tyre personale për punë. Dhe, nëqoftëse lejoni që pajisjet e pasigurta të lidhen me rrjetin e ndërmarrjes suaj, ju mund të infektoheni nga viruset, sulmet nga hakerët dhe të humbni informacione shumë të rëndësishme për kompaninë, qoftë me apo pa qëllim.

Qasja e tretë është më reale, duke u dhënë punonjësve lirinë të përdorin pajisjen e tyre të preferuar ndërsa kompania mbronë burimet e saj. Plus, kjo është një evolucion natyral i detyrave të stafit të TI-së. Ata tashmë janë duke menaxhuar serverët dhe kompjuterët, kështuqë smartfonët dhe tabletët duhet të jenë thjeshtë një shtim i atyre problemeve që mund të shfaqen.

Ka disa detyra të ngjashme që lidhen me menaxhimin e problemeve tradicionale dhe menaxhimin e pajisjeve celulare. Këto përfshijnë inventarin, krijimin e politikave të sigurisë, konfigurimin dhe enkriptimin. Nëse ju vendosni të menaxhoni pajisjet celulare ose të gjeni një teknologji partnere për të ndihmuar në këto përpjekje, është e rëndësishme të merni një qëndrim të unifikuar që përfshinë si BYOD dhe ekzistencën e menaxhimit të problemeve në një zgjidhje të vetme me politika kohezive dhe kontrolluese.

Zgjidhja e menaxhimit të problemeve që është e aftë të përkrahë një strategji BYOD duhet të përfshijë:

Përkrahje për platformat: Pasi ju nuk mund të kontrolloni se cilat aparate wireless përdorin punonjësit tuaj, TI-ja duhet të përkrahë, këto sisteme mobile si Apple iOS, Android nga Google, Nokia Symbian, Windows Phone dhe Windows Mobile.

Veprimet e Menaxhimit: Ju duhet të jeni në gjendje të inventarizoni aplikacione në secilën pajisje, të zhvilloni një dyqan aplikacionesh në kompani dhe të krijoni 2 lista: një për aplikacionet e lejuara (whitelist), dhe tjetra për aplikacionet e ndaluara (blacklist).

Menaxhimin e politikave dhe sigurisë: Ju nuk duhet të kompromentoni politikat ekzistuese për të ofruar një qasje në BYOD. Një zgjidhje efektive duhet t’ju mundësojë të mbani politika fjalëkalimesh të preferuara dhe pajisje që përkrahin enkriptimin.

Shërbimet e vendndodhjes: Në raste kur pajisja humbet apo vidhet, ju duhet të jeni në gjendje ta gjurmoni dhe ta gjeni atë në hartë.

Menaxhimin e qasjes në kompani: Ju duhet të konfiguroni email-in, VPN-në dhe Wi-Fi për të siguruar që përdoruesit e pajisjeve celulare të kenë qasje vetëm në rrjetin apo aplikacionet për të cilat kanë autorizim.

Duke përdorur këto strategji ju mund të rrisni produktivitetin e punonjësve, të ulni kostot e celularëve dhe njëkohësisht të shtoni sigurinë dhe performansën e rrjetit tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>