Analiza

“Sundimtarët” e rinj të botës (Infografik)

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
“Sundimtarët” e rinj të botës (Infografik)

917310f5692743ddd460cda1023a46d3Apple, Google, Facebook, Microsoft dhe Amazon, pesë gjigantët e internetit dhe teknologjisë së lartë nga SHBA, vlejnë gati dy biliard dollarë. Shumica e njerëzve për këtë shkak dhe influencës që kanë në jetët e njerëzve i kanë shpallur drejtorët e ri të botës. Këto kompani tashmë paraqesin fuqinë e vërtetë botërore e cila siguron superioritetin e SHBA-ve. Menaxherët e tyre kryesore flasin në mënyrë të barabartë me krerët e shteteve dhe qeverive, ndikojnë në miratimin e ligjeve në Kongresin Amerikan, kërkojnë ndryshimin e zbatimit të rregullores për privatësinë dhe emigracionin, madje vijnë në konflikt të drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian në lidhje me çështjet tatimore.

Nga muzika deri te hekurosja e këmishës, nga shoqëria deri te kartat e kreditit, gjigantët e internetit tashmë dinë gjithçka rreth jush. Kanë ide revolucionare, sepse rregullat të cilat i ka vendosur ekonomia kapitaliste më nuk i përshtaten biznesit të tyre. Por, po që kanë filluar të na fusin frikën!

Këta gjigantë janë në “luftë” konstante, ndërsa caku i luftës së tyre jemi të gjithë ne, më saktësisht 2,8 miliardë njerëz të cilët për çdo ditë “lundrojnë” në internet dhe përdorin kartat e kreditit dhe debitit. Secili nga këta pretendent dëshiron të jetë pronari i vetëm i botës, për ti rrëmbyer vetës sa më shumë qytetarë dixhital dhe të eliminoj konkurrencën. Është interesante se në fillim këto kompani kanë mbajtur misionet e tyre fillestare, kështu Google gjithçka investoi në makinën e kërkimit, Apple në prodhimet inovative të shtrenjta dhe të dizajnuara në mënyrë origjinale, Amazon mbajti bibliotekën më të madhe në botë, Microsoft e kishte sistemin e vet operativ në gati çdo kompjuter, ndërsa Facebook u shfaq si një album i kujtimeve të secilit që kyqet në internet. Tani këto kompani janë shndërruar në gjithçka, ndërsa Julian Assange, themelues i Wikileaks, këtë e quajti totalitarizëm i ri. (PCWorld Albanian)

infografika_aagmf

Lajmet e fundit>