Lajmet

Super Mario Run me 25 milion shkarkime në katër ditë

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Super Mario Run me 25 milion shkarkime në katër ditë

Takuya Nishya shows Nintendo's "Super Mario Run" game on his smartphone by the request of a photographer in TokyoSuper Mario Run ka shënuar rekord shkarkimesh e megjithatë çmimi i tij bëri të vlera e aksioneve të Nintendo të arrijë pikën më të ulët të Dhjetorit.

I shkarkuar mëse 25 milion herë vetëm katër ditë pas debutimit më 15 Dhjetor në 151 Shtete në AppStore, loja gjeneroi 21 milion dollar të ardhura.

Megjithatë aksionet e Nintendo ranë më 11% pas vlerësimeve negative që mori loja për shkak të kostos 9,99 dollarëshe.

“Mario është një prej lojërave më popullore në botë, por vetëm 8% e atyre që e shkarkuan kanë paguar për të,” tha një analist i Sensor Tower.

“Besoj se kjo ska të bëjë me cilësinë e lojës, por është modeli i biznesit i aplikuar mbi të që i detyron përdoruesit të paguajnë 9,99 dollar në vend që të luajnë falas dhe të blejnë opsione shtesë,” vijoi ai.

Nintendo thotë se nuk është fitimi ajo që po kërkon në këtë ekspansion në botën e telefonëve inteligjentë. Një zëdhënës i kompanisë tha se “shpresojmë të maksimizojmë numrin e personave që ndërveprojnë me karakteret tona në platformat mobile për ti ftuar ato drejt konsolave.”

Shumica e analistëve presin që modeli i tarifimit të ndryshojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>