Biznes

Super Mario Run, më i suksesshëm sesa pritej

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Nintendo thotë se më shumë se 5% e lojtarëve po paguajnë për të zhbllokuar lojën e plotë Super Mario Run, më i suksesshëm sesa pritej Photo Source: Nintendo Store

Siç u raportua nga Wall Street Journal, kompania thotë se loja është shkarkuar prej më shumë se 78 milion herësh mbarë botërisht, me më shumë se 5% të lojtarëve që po paguajnë për lojën e plotë (që kushton 10 dollarë).

Është një arritje e madhe në botën e telefonave duke marrë parasysh se lojërat që shiten për dy ose tre dollarë arrijnë një përqindje më të vogël se 5%, tha një analist i lojërash në Tokyo.

Deri më tani, Nintendo thotë se Super Mario Run ka sjellë të ardhura prej afërsisht 53 milion dollarësh. Është një arritje e mirë, po ende nuk arrin qëllimin që kishte kompania. Drejtori i kompanisë priste që blerja e lojës ti kalonte 10%.

Lajmi erdhi së bashku me fitime të Nintendon në çerekun e tretë, të cilët raportuan një përfitim prej 569 milion dollarësh nga të ardhurat prej 1.5 miliard dollarësh. Pokemon Sun and Moon ishte produkti kryesor që solli fitime, me 15 milion njësi të shitura. Ndërkohë, Wii U kishte një sezon shumë të keq, e cila pritej pasi kompania po përgatitet që të debutojë The Switch. /PCWorld Albanian/

Lajmet e fundit>