Harduer

Super Talent Master Drive SX SSD me 128 MB DRAM Cache

Jun 21 2009
0 Shpërndarje
Super Talent Master Drive SX SSD me 128 MB DRAM Cache

‘Ne kemi zhvilluar MasterDrive SX Series për të ofruar besueshmëri ekstreme në një pikë agresive të çmimit që ka kuptim për profesionistët dhe entuziastët mobil. Përveç kësaj, këto disqe shtyjnë para efikastitetin energjik dhe shpejtësitë e shkrimit, me të cilat shumë pak SSD mund të maten’, tha drejtori i marketingut të Super Talent, Joe James.

MasterDrive SX është gatshëm në kapacitetet 64GB, 128GB dhe 256GB, ku dy versionet e fundit veçohen me shpejtësi leximi dhe shkrimi sekuencial prej 220 Mb/s, gjegjësisht 200 Mb/s (versioni 64 GB ka shpejtësi leximi prej 200 Mb/s dhe 120 Mb/s shpejtësi shkrimi), ndërsa në anën tjetër që të tri modelet kërkojnë vetëm një gjysmë vati fuqi në modusin e leximit dhe 0.15 W gjersa janë në gjendje idle (pa punë).

Nuk ka informacione mbi datën e paraqitjes në treg, por sipas të gjitha gjasave çmimiet do të sillen prej 173 deri në 336 dollarë, për modelet 64 dhe 128 GB, kurse për modelin 256 GB nuk mund të themi asgjë sepse nuk kemi ndonjë informacion shtesë.

Lajmet e fundit>