Harduer

Superkompjuteri Europian i parashikimit të motit zhvendoset në Itali

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Superkompjuteri i gjeneratës tjetër i cili do të parashikojnë motin Evropian do të hyjë në funksion në Bolonjë të Italisë brenda 2020-ës. Superkompjuteri Europian i parashikimit të motit zhvendoset në Itali Photo Source: ECMWF

Ai do të zëvendësojë sistemin aktual i vendosur në qytetin britanik Reading. Shtetet anëtare të Qendrës Europiane të Parashikimit të Motit (ECMWF) vendosën të ndryshonin vendodhjen e sistemit.

Ambjentet e qendrës do të kushtojnë 50 milion Euro. ECMWF është një organizatë ndërqeveritare e cilia mbështetet nga 22 shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe 12 vende të tjera bashkëpunuese.

Kur superkompjuteri i ri të hyjë në funksion do të jetë i mundur parashikimi i motit deri në 15 ditë nga 10 ditë që është aktualisht.

Superkompjuteri i parë që kryente këtë detyrë ishte CRAY-1A i vënë në funksion në 1978. /PCWorld Albanian

Tags >

ECMWF
Lajmet e fundit>