Harduer

Superkompjuteri kinez Tianhe-2, tashmë më i shpejti në botë

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
Superkompjuteri kinez Tianhe-2, tashmë më i shpejti në botë

Çdo gjashtë muaj, organizata Top500 liston emrat e superkompjuterëve më të shpejtë në botë.

Gjatë viteve të fundit lista ka qenë gjithmonë në ndryshime. Për shembull, në vitin 2011 superkompjuteri më i shpejtë i botës ishte K-ja japonez.

Në qershor 2012 më i shpejti ishte Sequioa i IBM-së. Në nëntor 2012 ishte Titani i Cray-it dhe sot, superkompjuteri më i shpejtë është kinezi Tianhe-2.

Tianhe-2 është ndërtuar nga Universiteti Kombëtar Teknologjik i Mbrojtes në Kinë. Është pasardhësi i Tianhe-1A i cili renditej në krye të listës në nëntor 2010. Tianhe-2 do të vihet në punë pothuajse dy vjet para planit të paracaktuar.

Tianhe-2 është ndërtuar plotësisht me procesorë të Intel-it. Ka 16 000 nyje, secila prej të cilave ka dy procesorë Xeon IvyBridge dhe tre Xeon Phi. Të gjitha së bashku përbëjnë 3,12 milionë bërthama procesorësh. Të gjitha ato kryejnë punën në superkompjuter.

Sipas të dhënave nga Top500, superkompjuteri punon me 33.86 petaflop/sekondë, pothuajse dy herë më shpejt se Titani, i cili ka performancë prej 17.59 petaflop/sekondë.

Imagjinoni sa shumë kanë ndryshuar gjërat vetëm brenda dy viteve: Tianhe-1A kishte performancë 2.56 petaflop/sekondë, ndërsa sot, Tianhe-2 ka performancë rreth 15 herë më të lartë. Tianhe-1A renditet në vend të 10-të të listës.

Një aspekt tjetër interesant që dëshmon lista është fakti se sa shpejt po ecën Kina në hapat e teknologjisë. Edhe pse procesorët mund të jenë nga Intel-i, gjithçka tjetër – nga dizajni e deri tek sistemi operativ – janë zhvilluar në Kinë. (PCWorld Albanian)

kina kompjuter

Tags >

pc
Lajmet e fundit>