Harduer

Superkompjuteri më i shpejtë në Evropë, në Zvicër

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Superkompjuteri më i shpejtë në Evropë, në Zvicër

China / Supercomputer / Tianhe-2“Piz Daint” nuk është vetëm superkompjuteri më i shpejtë në Zvicër, por që prej prillit 2013 ai është vënë në punë gradualisht në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe ai ka pasur përmirësime të mëdha. Është i pajisur me proçesorë Xeon E5, të cilat janë zgjeruar nga 12 kabinete në 28.

Përveç kësaj, ai ka GPU Nvidia K20X, 5272 nyje kompjuterike dhe një fuqi përpunuese prej 6.27 petaflops, ose rreth tre herë më shumë se versioni paraardhës. 1 petaflop është e barabartë me 1 kuadrilion veprime me presje notuese për sekondë.

Shkencëtarët synojnë ta përdorin atë veçanërisht për përllogaritje të ndërlikuara për modelet e motit. Përdorime të tjera përfshijnë edhe simulimet në fusha si ajo e sizmologjisë, astrofizikës dhe nanoteknologjisë.

Përsa i përket renditjes së këtij superkompjuteri në botë, ai mban vendin e gjashtë. Vendi i parë mbahet nga superkompjuteri kinez “Tianhe-2” (në shqip, Rruga e Qumështit), i cili ka një fuqi përpunuese prej dy herë më të lartë se superkompjuteri i vendit të dytë, amerikani “Titan” që përdoret në Laboratorët Kombëtarë Oak Ridge. Kapaciteti i “Tianhe-2” është 33.86 petaflops dhe përdoret në Universitetin Kombëtar të Teknologjisë për Mbrojtje në Guangzho.

SHBA vazhdon të dominojë pjesën më të madhe të klasifikimit në Top 10, duke mbajtur gjysmat e pozicioneve. Në vend të tretë, pas “Titan”-it renditet “Sequoa” nga IBM dhe më pas japonezi “K-Computer”, i cili ka fuqi 10.5 petaflops dhe është përdorur për kërkime shkencore si dhe ka kryesuar listën dy vjet më parë.

Superkompjuterët përdoren sot për të përpunuar të dhëna masive në fusha si kërkimi klimaterik, gjeologjia (parashikimi i tërmeteve), kërkimet mjekësore dhe biologjike etj., për shkak të shpejtësisë me të cilën i proçesojnë këto të dhëna. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>