Harduer

SuperTalent paraqet flash-in e parë USB 3.0

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
SuperTalent paraqet flash-in e parë USB 3.0

“Ky produkt thekson kryesimin e vazhduar të Super Talent në disqet USB” deklaroi COO-ja i SuperTalent C.H.Lee “Ne kemi zhvilluar flashdiskun e parë në botë që mbështet USB 3.0, i cili performon në mënyrë fenomenale dhe përfshinë teknologjinë e patentuar nga ne”
Seria USB 3.0 SuperTalent RAIDDrive përdor teknologjinë e patentuar si “palë shumëfishe të linjave të të dhënave seriale dhe diferenciale” për të garantuar një performancë optimale të memories NAND. Këto pajisje mund të transferojnë të dhëna deri në 200 MB/s duke përdorur USB 3.0 dhe mund të arrijnë deri në 320 MB/s me përdorimin e protokollit UAS.
Ndërfaqja e USB-së SuperSpeed, pra ajo 3.0 mundëson shpejtësi transferimi deri në dhjetë herë më të mëdha se ato të USB 2.0.Megjithatë, për shkak se USB 3.0 përdor për momentin enkodim 8b10, kjo do të thotë se në vend të 4.8 Gbps, pajisjet mund te arrijne vetem nje transmetim 400 MB/s (3.2Gbps.)

Lajmet e fundit>