Siguri

Supozohet për një thyerje të të dhënave tek T-Mobile

Jun 9 2009
0 Shpërndarje
Supozohet për një thyerje të të dhënave tek T-Mobile

Duket se ka lajme të këqija për përdorues të G1 dhe secilin person të radhës që ka nënshkruar një kontratë me T-Mobile. Sipas ChannelInsider, hakerët kanë bërë rrugën e tyre drejt rrjetit wireless të këtij operatori telefonik dhe kanë vjedhur çdo gjë që kanë mundur të fusin në duart e tyre, duke përfshirë të dhëna të operativës, databaza të konsumatorëve, dhe shënime financiare.

T-Mobile ka deklaruar se nuk është në dijeni për incidentit e raportuar, por qysh prej momentit të paraqitjes së këtij raporti ka vendosur një deklaratë për ChannelInsider.
“Mbrojtja e informacioneve të konsumatorëve tanë, dhe siguria e sistemeve tona është absolutisht primare tek T-Mobile. Pavarësisht pretendimeve të kohëve të fundit, ne jemi duke hulumtuar plotësisht këtë qështje. Ashtu sikurse në praktikën tonë standarde, nëse ka ndonjë dëshmi se informacionet e konsumatorëve janë kompromituar, ne do ti informojmë ata sa më shpejtë që është e munduar.”

Si vërtetim të thyerjes përkatëse, hakerët kanë dërguar një email tek insecure.org, duke ofruar një listë të gjerë të serverëve të T-Mobile. Sipas ChannelInsider, disa administrator të mëhershëm të T-Mobile kanë deklaruar se  lista dhe emrat e serverëve janë origjinal.
 

Lajmet e fundit>