Harduer

Suprizon Nvidia me lançimin e kartës grafike GeForce Titan X

Mar 5 2015
0 Shpërndarje
Suprizon Nvidia me lançimin e kartës grafike GeForce Titan X

titan-x-100571521-largeShefi ekzekutiv i Nvidia gjatë konferencës Epic Games, gjeti rastin të prezantonte kartën grafike të saj më të mirë quajtur GeForce Titan X. Pasiqë kompania zbuloi konsolën Nvidia Shield të martën në mbrëmje, CEO i kompanisë suprizoi të gjithë me lançimin e kësaj karte grafike. Kjo kartë grafike cilësohet si më e avancuara prodhuar ndonjëherë. Përmban 8 miliard tranzistorë dhe zotëron një memorje masive prej 12 GB. Të tjera detaje nuk u zbuluan madje as data e nxjerrjes në shitje.

Kjo kartë grafike e sapo lançuar mendohet të jetë më e fuqishme se modeli GeForce Titan Z, një kartë grafike 3000 dollarëshe prezantuar nga Nvidia në muajin Mars të vitit të shkuar. Ajo kartë përmbante 5,760 bërthama CUDA dhe dy të tjera Kepler. Kishte një memorje 12 GB dhe një fuqi kompjuterike prej 8 teraflops.

Duke qenë se pasardhësi ka po aq memorje sa modeli i vitit të shkuar, mendohet se GeForce Titan X do përmbajë më shumë bërthama. Mbetet akoma e paqartë e çfarë procesori do të gjendet në brendësi të kartës grafike por që dimë se Nvidia po përgatit një procesor quajtur Pascal. Më shumë detaje të GeForce Titan X do të zbulohen në konferencën e teknologjisë së kartave grafike të Nvidia në 17 Mars. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>