Harduer

Surface 2 me LTE vjen në dyqanet Microsoft-it, pajisja shumë afër lançimit

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Surface 2 me LTE vjen në dyqanet Microsoft-it, pajisja shumë afër lançimit

Surface_2_LTEBuild 2014 është pikërisht eventi që presim të shohim disa prezantime të mëdha nga Microsoft-i në tre ditë. Ndërkohë që Windows Phone 8.1 pritet të zbulohet, gjithashtu flitet për Microsoft Surface 2 me LTE. Prezantuar vitin e shkuar gjatë Reddit AMA, një raport i fundit sugjeron se pajisja është shumë afër lançimit.

WPCentral ka mësuar se Surface 2 me LTE për AT&T (kompani telekomunikacioni në SHBA) ka filluar të dorëzohet në dyqanet Microsoft për të ndërtuar një inventar. Imazhe të pajisjes, përfshi kutinë ku lexon “AT&T Network Ready”(Gati për rrjetet mobile) është dërguar, megjithëse është kërkuar të mos postoheshin informacione si rezultat i një informacion shumë sensitiv (të rëndësishëm) të materialit.

Mediat e teknologjisë po interesohen për të gjetur më shumë informacion, përfshi dhe koston dhe datën e saktë të disponueshmërisë, por me dyqanet që po mundohen të largojnë stoqet, një datë lëshimi nuk duhet të jetë shumë larg. Asnjë informacion nuk ka nga partneri i Microsoft-it, kompania Verizon (telekomunkacion po ashtu) nëse do të ketë një version të tillë të disponueshëm për klientët e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>