Harduer

Surface del në episodin e fundit të serialit Hawai Five-0

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
Surface del në episodin e fundit të serialit Hawai Five-0

Tableti Surface e Microsoft-it ishte pikasur brenda një universi të një telefilmi më përpara, të quajtur NCIS: Los Angeles.

Këtë javë tableti doli përsëri në televizor, dhe këtë herë në serialin e famshëm Hawai Five-0.

Në këtë episod oficerja e policisë Kono Klakua nxjerr tabletin Surface nga makina e saj e policisë dhe e vendos në një pozicion të qartë që mbështetësja të duket. Tableti përdoret për të hyrë në të dhënat e policisë për të kërkuar një targë makine.

Ndiqni reklamën e parë të tabletit Surface

Gjithsesi ka një problem, tableti përdoret në një zonë të hapur që nuk ka wifi. (Deri tani tableti punon vetëm me wifi). Por me siguri ajo është e lidhur me ndonjë pikë 3 G.

Sido që të jetë, në jetën e vërtetë është paksa e pamundur që oficerët e policisë të përdorin një tabletë që ka shumë pak kohë që ka dalë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>