Harduer

Surface Hub i ri nga Microsoft sjell mundësinë për rregullim të majës së lapsit në Surface Pro 3

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Surface Hub i ri nga Microsoft sjell mundësinë për rregullim të majës së lapsit në Surface Pro 3

surfacehub.0.0_standard_800.0Microsoft ka lëshuar një aplikacion Surface Hub gjatë kësaj fundjave për të përmirësuar funksionimin e majës shkruese në Surface Pro 3.

Pas përditësimit të lapsit më herët gjatë javës së kaluar, Surface Hub nga Microsoft sjell dy opsione të rregullimit të cilat i kanë kërkuar poseduesit e Surface Pro 3: ndjeshmëria në presione të ndryshme dhe kontrolli i butonit.

Kontrolluesi i ndjeshmërisë së presionit të lapsit është një gjë bazike në aplikacion, por linja uniforme do të kënaqë ata që mendojnë që lapsi kërkon më tepër llojllojshmëri. Sidoqoftë, poseduesit e Surface Pro 3 që dëshirojnë ndjeshmëri më të ulët mund të mos jenë të kënaqur me opsionin bazik, ku siç shkruan Surface Pro Artist lakorja rezultuese nuk është mjaft e imët. Për shumicën e përdoruesve të Surface Pro 3 këto opsione bazike duhet të jenë të mjaftueshme për të ju dhënë lakueshmëri shtesë për vizatimin në aplikacionet si Fresh Panit.

Fatkeqësisht, rregullimi i butonit është bazik edhe në Surface Hub. Ju mund ta vendosni vetëm butonin e lapsit sipër për të hapur aplikacionet OneNote për desktop ose OneNote për Windows 8 dhe nuk ka ndonjë opsion për të rregulluar butonat anësorë. Microsoft planifikon ta shtojë atë në të ardhmen, por për momentin, keni mbetur vetëm me rregullimin bazik të butonit të sipërm. Nëse jeni përdorues i rregullt i OneNote, atëherë ia vlen të mbahet opsioni i zakonshëm i stilit Windows 8, pasi që prekja dy herë e ekranit nuk duket që punon mirë me versionin për desktop të OneNote. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>