Harduer

Surface i ardhshëm mund të ketë ekran 7.5’’ dhe do të kushtojë më pak se 399 $

May 4 2013
0 Shpërndarje
Surface i ardhshëm mund të ketë ekran 7.5’’ dhe do të kushtojë më pak se 399 $

surface

Sipas një analisti nga NPD DisplaySDearch, tableti i ardhshëm Surface nga Microsoft do të ketë një ekran 7.5’’ dhe rezolucion 1400 x 1050.

Me një densitet prej 233 pikselash për inç, pamja do të jetë më e mprehtë se iPad Mini dhe Nexus 7. CNET raporton se sipas një burimi nga Microsoft, synohet një çmim 399$.

Fatkeqësisht nuk pritet që kjo pajisje të dalë së shpejti pasi prodhimi në masë është planifikuar për në tremujorin e parë të 2014-s.

Në këtë fazë është akoma e paqartë nëse tableti do të jetë e njëjtë me atë që sipas thashethemeve do të lajmërohet në qershor pasi hapsira midis lajmërimit dhe prodhimit është shumë e madhe. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>