Harduer

Surface Pro 128GB shitet brenda disa orëve

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Surface Pro 128GB shitet brenda disa orëve

Surface Pro Vetëm disa orë pasi Microsoft Surface Windows 8 Pro doli në shitje ditën e shtunë, versioni 128 GB (1,000$) u shit menjëherë online.

Dyqanet si Best Buy dhe Staples, po ashtu edhe vetë dyqani zyrtar i Microsoft, filluan të shfaqnin mesazhet ‘nuk është i disponueshëm’ ose ‘nuk ka më sasi në magazinë’ vetëm disa orë pas mesnatës me orën amerikane.

Edhe pse versioni 128 GB është shitur totalisht online, ‘vëllai’ i tij me 64 GB hapësirë (899$) vazhdon të ketë rezerva.

Një nga arsyet është kritika që i është bërë kohët e fundit lidhur me hapësirën boshe të kujtesës që ofron. Nga 64 GB, tableti ka vetëm 23 GB të lira për përdoruesin. Ndërkohë që Surface Pro me 128 GB ka 83 GB të lira.

Menjeherë pas lajmërimeve mbi shitjen e plotë të Surface, Microsoft dha një deklaratë për shtyp:

“Përgjigjja e konsumatorëve për lançimin e Surface Pro ka qenë e jashtëzakonshme. Aktualisht, dyqani online i Microsoft nuk ka më sasi në magazinë. Prioriteti ynë është të sigurohemi që çdo klient të marrë tabletin e tij Surface Pro sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë po përpiqemi të plotësojmë ofertat tona sa më shpejt të jetë e mundur.”

Nga ana tjetër, klientet që nuk kanë arritur dot të blejnë tabletin e tyre të përzgjedhur, janë shprehur të indinjuar nga pakujdesia e Microsoft-it dhe të habitur se si ka mundësi që kompania e kishte nënvlerësuar kërkesën për këtë tablet. (PCWorld Albanian)

Surface out of stock

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>