Biznes

Surface Pro 3 tashmë i disponueshëm në 25 shtete të reja

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Surface Pro 3 tashmë i disponueshëm në 25 shtete të reja

Surface_Pro_3_lede2Siç u njoftua më parë tashmë Microsoft po ofron modelet Core i3, i5 dhe i7 të Surface Pro 3 në 25 shtete të tjera përmes distributorëve dhe rishitësve. Ky ekspansion i ri e sjell në total numrin e tregjeve ku Surface Pro 3 është i disponueshëm në 28 (tre tregjet e para ishin SHBA-ja, Britania dhe Japonia).

Microsoft po ashtu ka njoftuar se pajisjet portative që e bëjnë Surface Pro 3 të duket si një PC do të jenë të disponueshme për tu porositur në 28 shtete dhe do të fillojnë dërgesat që nga data 12 shtator.

Lista e plotë e shteteve ku Surface Pro 3 është i disponueshëm është si vijon: Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Irlandë, Itali, Japoni, Kore, Luksemburg, Malajzi, Holandë, Zelandë, Norvegji, Portugali, Singapor, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan, Tajlandë, Britani dhe SHBA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>