Harduer

Surface Pro 4 me procesor Core i5 edhe më i lirë, vetëm 950 dollar

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Surface Pro 4 ishte një produkt i shkëlqyer kur debutoi në 2015-ën e madje edhe sot, dy vite më pas ngelet një zgjedhje solide përsa kohë çmimi nuk është kripur. Surface Pro 4 me procesor Core i5 edhe më i lirë, vetëm 950 dollar

Tani është momenti i duhur për ta blerë një të tillë sepse modeli Core i5 Surface Pro 4 me një disk solid 256GB kushton 950 dollar. Zakonisht kushton 1,200 dollar.

Modeli në fjalë qëndron një shkallë mëposhtë sesa modelet e tjera me një ekran 12.3 inç me rezolucion 2736×1824, procesor dy bërthamësh Core i5, disk solid 256GB dhe 8GB RAM.

Microsoft nuk ka përditësuar linjën që nga 2015-ta. Kjo do të thotë se do të humbisni rritjen modeste të performancës që ofrojnë procesorët Kaby Lake krahasuar me ato Skylake.

Spekulohet se modelet e reja Surface Pro 5 do të vinë gjatë pranverës kur të prezantohet Përditësimi i Krijuesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>