Harduer

Surface Pro mund të punojë së shpejti me bateri të jashtme

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Surface Pro mund të punojë së shpejti me bateri të jashtme

Vetëm pak orë na ndajnë nga eventi i lançimit të Surface Pro (9 shkurt) – versionit më të madh dhe më të fuqishëm të tabletit Surface.

Përshtypjet e para kanë filluar që tani dhe një ndër disavatanzhet më të mëdha është jetëgjatësia e baterisë, e cila zgjat për vetëm disa orë. Megjithatë, skuadra e Microsoft është shprehur se lidhja me bateritë e jashtme mund të jetë një ndër alternativat në projektim e sipër.

Skuadra e inxhinierëve të Surface zhvilloi një bashkëbisedim në Reddit me temën ‘Na pyesni për çdo gjë’ ditën e mërkurë dhe një person pyeti nëse po punohej për një tastierë me bateri të përfshirë – diçka e zakonshme për tabletë të tjerë Windows si Samsung Series 7.

Përgjigjja e inxhinierëve ishte se një aksesor i tillë do të arrihej vetëm në rastin kur lidhësi magnetik të projektohej në menyrë të tillë që të mund të transferonte rrymë të lartë mes pajisjeve periferike dhe baterisë së tabletit. Dhe më pas shtuan: “Diçka që tashmë e kemi bërë…”

Të gjithë pjesëmarrësit në bisedë shprehën entuziazmin e tyre, duke nënkuptuar se Microsoft mund të këtë një zgjidhje për problemet e baterisë së Surface Pro, ndoshta duke futur në lojë një tastierë. Megjithatë, duhet të presim ende një deklaratë të qartë zyrtare nga Microsoft.

Një nga inxhinierët shtoi se kompania po punon fuqimisht për të përmirësuar mënyrën se si i shfaq Surface Pro outputet kur lidhet me një monitor shtesë. Duke qenë se tableti ka rezolucion tepër të lartë, pamja e ekranit përshtatet me 150% në desktop, për të balancuar kështu ekranin 10.6 inç të tabletit. (PCWorld Albanian)

Surface Pro

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>