Harduer

Surface Pro pritet të vijë në Evropë në tremujorin e dytë të vitit

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Surface Pro pritet të vijë në Evropë në tremujorin e dytë të vitit

Surface proTableti më i fundit i Microsoft-it, Surface Pro, do të fillojë shitjet zyrtarisht në Evropë prej tremujorit të dytë të vitit 2013, me një çmim rreth 899 €.

Edhe pse shefi ekzekutiv i Microsoft-it në Gjermani, Christian Illek, nuk dha çmimin e saktë në euro, por përmendi vetëm se shifra konkrete do të jetë pothuajse me të njëjtin shifër që shitet në dollarë në SHBA.

Një çmim prej 899 €, i cili konvertohet në 1170 $ do të ishte dukshëm më i lartë sesa çmimi i Surface Pro në SHBA (899 $), kjo rritje me deri 30% nuk është e pazakontë për pajisjet elektronike në Evropë, ku çmimet e tyre përfshijnë përgjithësisht edhe vlerën prej rreth 20% të TVSH-së.

Zakonisht çmimet në SHBA nuk i përfshijnë taksat vendore të shitjeve. Gjithashtu, për shitjet ndërkombëtare, prodhuesit tentojnë të lenë një diferencë shtesë në rastet kur kursi i këmbimit ndryshon në mënyrë jo të favorshme për ta. 

Reklama e Microsoft Surface Pro duket shumë e këndshme

Surface Pro, përveçse shitjeve në Gjermani, do të jetë i disponueshëm edhe në Australi, Kinë, Francë, Hong Kong, Zelandë e Re dhe Mbretëeri e Bashkuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>