Biznes

Surface RT me një përqindje të vogël në treg

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Surface RT me një përqindje të vogël në treg

Shitjet e tabletit Microsoft Surface RT vështirë se mund të maten, por një studim tregon që ai posedon vetëm një pjesë të vogël të trafikut të uebit, më pak se 1%.

Në fakt, sipas Chitika Insights, tabletët Surface RT arritën më pak se 0.13% të trafikut në ueb të të gjithë tabletëve në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe Kanada nga 12 nëntori deri më 18 nëntor.

Chitika shërben reklama uebi në internet dhe bën matjen e asaj se si shumë përdorues vijnë në faqet që i përmbajnë ato reklama. Për studimin e vet për Surface RT, Chitika shikoi në mostrat e dhjetë milionë “mbresave” për tablet gjatë javës së përmendur më sipër.

Zëdhënësi i Chitikas, Andrew Weber, e quajti trafikut e uebit prej 0.13 për qind të Surface RT një “kapje fillestare e ngadalshme e pajisjes nga konsumatorët” që tregon që Microsoft-i ende ka një hapësirë të madhe për të zënë për t’u përgatitur kundër sfiduesve të tanishëm.

Nexus 7 dhe 10, fituan shtatë herë më tepër se trafiku i uebit Surface RT gjatë të njëjtës periudhë

iPad i Apple ka qenë shumë më larg tabletëve të tjerë në trafikun e përdorimit të ubeit, ka konstatuar Chitika.

Për një sfidues të afërt, Chitika shikoi në tabletët Nexus 7 dhe Nexus 10. Së bashku, dy tabletët Nexus fituan shtatë herë më tepër se trafiku i uebit Surface RT gjatë të njëjtës periudhë, duke arritur 0.91 për qind të trafikut të tabletëve.

Chitika e kuptoi që Nexus 7 kishte një fillim të hershëm, duke dalë në korrik, ndonëse Nexus 10 nuk debutoi deri më 13 nëntor.

Ende Chitika thotë që përdorimi i uebit për Surface RT ka nevojë për përmirësim që Microsoft-i të tërheqë më tepër interesimin e zhvilluesve në pajisje. (PC World Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>