Harduer

Surprizon tableti Android Nokia N1

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Surprizon tableti Android Nokia N1

_79097039_6168ac6a-287c-499b-a17d-b6c10d1479d5Me lançimin e një tableti Android, Nokia sapo i ka hyrë edhe njëherë prodhimit të produkteve elektronike për konsumatorët. Lançimi suprizë e vendos firmën përball Microsoft, ku ky i fundit përfundoi marrëveshjet e blerjes së biznesit të pajisjeve të Nokia-s në muajin prill. Tableti N1 do të dalë në shitje në Kinë nga fillimi i vitit të ardhshëm, kohë përpara lançimit edhe në shtete të tjera.

Nokia tha se nuk ishte ajo që po e prodhonte pajisjen, por thjesht ka licencuar markën e saj, dizajnin dhe softuerin për palët e treta. Kompania tajvaneze Foxconn është prodhuesi i licensuar. “Ky është një produkt fantastik për adhuruesit e Nokia-s dhe çdokënd që nuk ka gjetur akoma tabletin e duhur Android”, tha Sebastian Nystrom, ekzekutivi i produkteve tek Nokia Technologies. Produkti u prezantua në konferencën Slush Technology në Helsinki.

Nokia tashmë shet një produkt të ngjashëm me markën e saj, Nokia Lumia 2520 me platformën Windows RT. Herët këtë muaj, u zbulua telefoni i parë Lumia pa markën Nokia. Por çdo gjë ishte e qartë, kjo markë do të vazhdonte të përdorej në telefonët më pak të fuqishëm të quajtur “feature phone”. Për një dekadë përcaktuar në termat e marrëveshjes 7.2 miliard dollarëshe, Nokia nuk mund të përdorë markën e saj tek produktet e kompanisë.

Nuk dihet sesi do të veprojë Microsoft pas këtij lançimi duke pasur parasysh se ky i fundit po mundohet të largojë brendin Nokia. Kjo do të shkaktojë shumë konfuzion. I vetmi koment nga Microsoft ishte një qëndrim ku thuhej: “Ky është një produkt i Nokia-s dhe nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë më Microsoft.”

Nokia N1 ka një madhësi 7.9 inç me material alumini, dizajni i të cilit na ngjason me një iPad. Ky tablet fuqizohet nga sistemi operativ Android 5.0 dhe karakterizohet nga një proçesor Intel Atom. Çmimi i planifikuar do të jetë 249 dollar. Proçesori Intel Atom ka në përbërje 4 bërthama me arkitekturë 64Bit. E veçantë është ndërfaqja e implementuar nga Nokia për sistemin operativ Android i quajtur Z Launcher.

Raportohet se Nokia përjetoi një tre mujor të shëndetshëm me fitime që llogariten në 747 milion euro, këto falë punës së saj me paisjet e rrjetit dhe divizionet e hartave dhe softuerit. Ky fitim i gjeneruar nga këto biznese, shkonte dëm si rezultat i humbjeve që shkaktonte biznesi i harduerëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>