Vëzhgim

Suspendohet studenti për shkak të postimeve satirike në YouTube

Jun 5 2011
0 Shpërndarje
Suspendohet studenti për shkak të postimeve satirike në YouTube

Jack Christie, një student i klasës së dymbëdhjetë në Shkollën e Mesme Donald A. Wilson në Whitby, Ontario, Kanada, ndërtoi videot në kohën e tij.

Animacionet e tij në seritë Jack Christie u flet fëmijëve përfshihet “The Feheley 6900”, në të cilën BlackBerry i tij e shkatërron një Bazë të Fshehtë të Ushtrisë së Ligë dhe ai përqesh tregun e smartphone-ëve: “Corporate Whistleblowing”, e cila përfshin një udhëtim në dimensionin e tetë për të mposhtur Mbretin Mango; dhe “Run for the White House”, në të cilën ai përqesh 2001: A Space Odyssey, përgojon senatorin Joe Lieberman, propozon pushtimin e Suedisë dhe djeg një vemje.

Secili animacion është i mbushur me gjëra të ndryshme: shpërthime, blasfemi, armë dhe shumë lidhshmëri me seksin dhe drogën. Ajo se çfarë është e veçantë në këto video është humori dhe absurditeti i përdorur.

Derisa dikujt mund t’i duken si argëtuese, zëdhënsja e Bordit të Shkollës së Qarkut Durham, Andrea Pidwebecki nuk ishte zbavitur. “Nëse ndonjë gjë vlerësohet si përcaktuese e tonit të moralit pozitiv të shkollës, ajo nuk ka nevojë që të ndodhë brenda shkollës [për ne që të përfshihemi]”, tregoi ajo për The Globe and Mail të Torontos.

“Ata janë gjykuar padrejtësisht dhe gjykuan karakterin tim në diçka që e kam bërë për argëtim,” tha Chrisite. “Unë e kam të drejtën që të postojë video në internet gjatë kohës time.”

Një pjesë e vogël e qëndrimit të Christie-t drejt ndalesës së kryer nga shkolla mund të shihet më poshtë:

Si duket, Bordi në Durham dhe Shkolla e Mesme Wilson zyrtarisht mendon ndryshe për të drejtat e Christie-it. Për përjashtimin e tij nuk ka ndikuar vetëm përmbajtja në videot e postuara në YouTube, por edhe kohëzgjatja e hetimeve nga Policia Regjionale në Durham.

Shokët e këtij të riut qëndrojnë në përkrahje të tij – dhe shkolla nuk është e kënaqur me atë zhvillimi. The Globe and Mail raporton që shefi i qeverisë për studentë “mblodhi pikë të nënshkrimeve” në një peticion për ta mbështetur Christie-n, por stafi i shkollës kishte paraqitur kërkesën për ta mbaruar këtë përpjekje, ose të ballafaqohet me dënimin.

“Unë e di që shumë studentë janë duke biseduar për të dhe ata janë të shqetësuar,” tregoi njëri nga shokët e klasës së Christie-t për The Glove and Mail. “Siç duket, nuk ka arsye të vërtetë se pse Jack-ut i mungon kaq shumë shkolla.”

Suspendimi është për 20 ditë. Edhe pse është larguar nga shkolla, Christie-t nuk po i mungon edhe aq shumë shkolla./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>