Harduer

Swarovski sjell zbukurimin me gurë të çmuar të produkteve të Samsung

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Swarovski sjell zbukurimin me gurë të çmuar të produkteve të Samsung

vs09-06_0938s.0.0_standard_1025.0Këtë verë, Samsung dhe Swarovski formalizuan një marrëveshje për të bashkëpunuar në prodhimin e versioneve special të aksesorëve për kompaninë gjigante Koreane. E gjitha filloi me Galaxy S5 dhe Gear Fit dhe në këtë event të IFA vazhdoi me një sërë produktesh të reja mahnitëse.

Ora e re inteligjente Gear S dhe tableti Galaxy Note 4 janë të disponueshëm dhe në versionet prej floriri dhe argjendi dhe janë të zbukuruar nga gurët e çmuar Swarovski. Efekti i tyre tek sytë është “verbues”.

Kristalet Swarovski duken tepër bukur në orën inteligjente Gear S, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Note 4. Shtimi i gurëve e ka bërë më të trashë Note 4 dhe nuk të jep një ndjesi të mirë kur e mban në dorë. Duket se me Gear S gurët janë përputhur në mënyrë perfekte duke e bërë këtë orë një aksesor tepër zbukurues dhe një pajisje multifunksionale me një ekran të vogël 2i nç.

Samsung akoma nuk ka publikuar një çmim për këto versione tepër luksoze. Për sa i përket disponueshmërisë, ato priten të dalin në treg së bashku me versionet standarde të tyre. (PCWorld Albanian)

vs09-06_0922s_verge_super_widevs09-06_0930s_verge_super_widevs09-06_0932s_verge_super_wide

vs09-06_0923s_verge_super_wide

vs09-06_0933s_1_verge_super_wide vs09-06_0939s_verge_super_wide  
 

vs09-06_0936s_1_verge_super_wide

 

 

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>