Harduer

Swatch do të lançojë një orë inteligjente në tre muajt e ardhshëm

Feb 7 2015
0 Shpërndarje
Swatch do të lançojë një orë inteligjente në tre muajt e ardhshëm

67651ad3-2bc6-4f2f-bc99-f323574217db-1020x612 Apple apo Google. Shefi ekzekutiv i Swatch, Nick Hayek deklaroi se kompania do të hidhte në treg një orë inteligjente brenda 3 muajve të ardhshëm. Ajo është cilësuar si një gjeneratë e re e produkteve të kësaj kompanie.

Funksionet e kësaj ore inteligjente do të përfshijnë komunikimin, pagesat mobile nëpër dyqane. Pjesë të saj do të jenë edhe aplikacionet që do të funksionojnë me Windows dhe Android dhe të gjitha këto pa qënë nevoja për tu karikuar. Pjesë e opsioneve të komunikimit që do të ofrojë kjo orë janë SMS dhe thirrjet telefonike. Celësi që do të bëjë diferencën, sipas Hayek do të jetë fakti se ora nuk kërkon karikim. Ndërkohë që Apple ka deklaruar se ora e saj e ardhshme inteligjente do duhet të karikohet çdo ditë, ndërsa ora inteligjente e Sony dhe LG një herë në tre ditë.

Swatch është njohur gjithmonë për rekorde përsa i përket dizenjimit të orave. Në vitin 1999 nën markën Tissot, kjo kompania lançoi orën me ekran me prekje. Gjithashtu orët e Swatch karakterizohen nga prania e sensorëve të veçantë. Kompania zviceriane zotëron dhe një patentë përsa i përket ndërtimin të baterive për orët, ekraneve dhe mekanizmave të tjerë. Firma të tjera si Montblanc, Timex dhe Fossil kanë bërë marrëveshje me kompani teknologjike për të sjellë në treg orën e tyre inteligjente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>