Lajmet

Swift 3.1 finalizohet në pranverën e 2017-tës, fillon puna me Swift 4

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Swift 3.1 finalizohet në pranverën e 2017-tës, fillon puna me Swift 4

19331-19595-swift-biglogo-lSipas një postim në blog, ekipi i Swift po përgatitet të lançojë versionin 3.1 të platformës në Pranverë duke kthyer terësisht vëmendjen drejt Swift 4.

Ted Kremenek i Apple tha se Swift 3.1 do të shtojë disa përmirësime në gjuhën bazë të platformës së bashku me mbështetjen për Linux dhe Swift Package Manager. Në të njëjtën kohë premtoi më shumë cilësi në kompiluesin dhe librarinë standarte.

Kremenek tha se projektet e ndërtuar me kompiluesin Swift 3.0 do të mund të ndërtohen edhe më 3.1. Zhvillimi i këtij versioni do të përfunojë më 16 Janar dhe do të pasoht nga përditësime kritike përpara versionit final.

Tashmë e gjithë vëmendja do të kthehet nga Swift 4. (PCWorld Albanian)

Tags >

Swift
Lajmet e fundit>