Lajmet

Swing Copters është loja e dytë e krijuesit të Flappy Bird

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Swing Copters është loja e dytë e krijuesit të Flappy Bird

gsmarena_001 (2)Zhvilluesi i lojës së famshme Flappy Bird ka lëshuar në treg lojën e tij të dytë. E quajtur Swing Copters, loja tani është e gatshme për shkarkim në sistemet operative iOS dhe Android falas. Një nga gjërat e cila e bëri lojën Flappy Bird të famshëm ishte vështirësia e lartë, por krahas saj edhe tërheqja që kishte ajo për përdoruesin . Në qoftë se loja Flappy Bird ishte e vështirë, Swing Copters është përafërsisht e pamundur.

Për të luajtur lojën, ju shtypni në ekran për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes së personazhit. Në këtë lojë qëllimi kryesorë është shmangja nga hapësirat dhe nga çekiçët që po përpiqen t’ju shkatërrojnë. Për të shënuar edhe pikën e parë në këtë lojë është shumë e vështirë dhe çdo gjë tjetër pas kësaj pike është thuajse e pamundur.

Ju mund ta provoni për vete këtë lojë duke e shkarkuar në dyqanet online përkatëse të App Store dhe Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>